Ka përfunduar periudha e karantinës në Turqi për studenten shqiptare Silva Doçi, e cila u evakuua përmes një avioni ushtarak tuk nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan. Doçi ka rezultuar se nuk është mbartëse e koronavirusit pas një morie ekzaminimesh.

Ajo do të kthehet në Shqipëri në ditët në vijim, pas marrjes së dritës jeshile nga mjekët turq nën kujdesin e të cilëve qëndroi për 14 ditë.