Studioni në SHBA dhe ju ka skaduar viza? Ambasada amerikane tregon se çfarë të bëni

12/09/2019 - 09:58

Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët që studiojnë në SHBA dhe që aktualisht kanë viza.

Përmes një postimi në "Facebook", ambasada sqaron se nuk është e nevojshme që studentët të udhëtojnë drejt Shqipërisë për të rinovuar vizën. Ambasada shkruan se për sa kohë që studentët frekuentojnë rregullisht universitetin, ata mund të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza iu ka skaduar.

“Mbajtës të vizave studentore -- Nuk është e nevojshme të bëni gjithë atë udhëtim për në Shqipëri gjatë pushimeve verore vetëm për të rinovuar vizën tuaj. Për sa kohë që frekuentoni rregullisht universitetin tuaj, ju mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara edhe nëse viza ju ka skaduar. Gjithsesi, nëse largoheni nga Shqipëria dhe viza juaj është duke skaduar, sigurohuni që të caktoni një takim për ta rinovuar vizën. Planifikoni në kohë! #PyetAnen”, sqaron Ambasada.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të tjera lëkundje të forta sizmike janë ndier në Durrës.

Vijon...

Dy çadrat e ngritura gjatë natës pranë stadiumit “Niko Dovana” në Durrës, janë spostuar nga forcat e ushtrisë brenda fushës së futbollit.

Tri shtëpi të tjera shtohen në listën e banesave të pabanueshme e të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Durrësin.

Prej pasdites së të shtunës, në vendin tonë janë regjistruar mbi 300 pasgoditje.

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që

Inxhinieri Bashkim Kopliku, i cili ka mbajtur edhe poste të larta politike, ka sqaruar edhe njëherë në një lidhje telefonike për “News24”

Banorët e pallatit që ka pësuar dëmtime dhe krisje të mëdha në afërsi të stacionit të autobusave të Shijakut në Durrës, lagja nr.