Tirana është përfshirë gjatë orëve të natës nga reshje të dendura të shiut dhe një stuhi e fortë ere, e cila ka shkaktuar jo pak dëme duke rrëzuar pemë në rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit.

Disa rrugë u përmbytën nga vërshimet e mëdha të ujërave, por situata u normalizua me kalimin e orëve.

Në terren dolën punonjësit e bashkisë së kryeqytetit për të rikuperuar dëmet e shkaktuar nga stuhia.

Autoritetet kishin paralajmëruar gjatë ditës së djeshme për stuhinë dhe motin e keq që do të përfshinte vendin.

Edhe në qytete të tjera ka pasur përmbytje për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve.

Një ditë më parë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkoi 5 Prefekturave që të qëndrojnë në gatishmëri për shkak të motit të keq.