Reshjet e dendura të shiut të regjistruara pasditen e së mërkurës përmbytën rrugët e Durrësit.

Reshjet me intensitet të lartë, megjithëse zgjatën vetëm pak minuta, shkaktuan përmbytjen e rrugëve në lagje të ndryshme të qytetit.

Fotot dhe videot e realizuara nga DurrësLajm dëshmojnë situatën e rëndë të krijuar në shumë akse rrugore.