Stuhia që po godet Durrësin pasditen e sotme ka shkaktuar dëmet e para. Era e fortë ka rrëzuar skelat e vendosura në shkollën 9-vjeçare “Jusuf Puka”, në të cilën ka nisur rikonstruksioni 10 ditë më parë. Siç shihet në fotot që kanë mbërritur në redaksinë e DurrësLajm, skelat janë rrëzuar thuajse të gjitha.

Fatmirësisht, në momentin kur ndodhi ngjarja, rreth orës 17.00, në kantierin e ndërtimit nuk kishte punëtorë.

Pas disa ditësh me temperatura përvëluese, moti ka ndryshuar komplet pasditen e së mërkurës dhe siç kanë paralajmëruar sinoptikanët priten reshje shiu, që do t’i ulin temperaturat me 3-4 gracë Celcius.