Për sulmet e ditëve të fundit ndaj KZAZ-ve në disa bashki të drejtuara nga opozita, janë proceduar gjithsej 211 persona, nga të cilët 48 janë arrestuar në flagrancë. Gjakatat kanë dhënë masën e arrestit me burg për 18 persona, në arrest shtëpie do qendrojnë 14 të tjerë.

Mësohet se për incidentet e ndodhura në KZAZ-në e vendosur në shkollën “Havzi Nela” në Kukës, gjykata do të vendosë nesër për 4 personat e ndaluar. Të gjithë personat e proceduar akuzohen për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municioneve”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme, por edhe për prishjen e qetësisë publike e kryer në bashkëpunim”.

Me ndryshimet që i janë bërë Kodit Penal, kushdo që do të pengojë zgjedhjet apo do kryejë krim elektoral do të dënohet me 5 deri në 10 vjet burg si dhe do t’i ndalohet dalja në vendet e BE-së. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar ndalimin e hyrjes në SHBA të kujtdo që do pengojë zgjedhjet.