Sot paradite në kalatat 5 dhe 6 të portit të Durrësit u ankorua jahti luksoz “Pelorus”, me gjatësi 115 metra. Superjahti   me flamur në ishujt Cayman dhe port regjistrimi në George Town ka lundruar gjatë natës nga porti i Dubrovnikut (Kroaci) drejt Durrësit, ndërsa destinacioni tjetër i tij është porti i Xhenovës (Itali). 

Jahti luksoz “Pelorus” ka vizituar edhe herë të tjera portin më të madh të vendit tonë. “Pelorus” është një nga anijet më të mëdha turistike të ankoruara në Durrës.

Vetëm një ditë më parë, në kalatën nr.4 të portit të Durrësit qëndronin të ankoruar 6 jahte luksoze me gjatësi nga 30-60 metra.