Supergrabitja në Rinas, gjykata lë në burg 6 të akuzuarit

21/11/2019 - 14:44

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lërë në burg 6 personat e arrestuar të akuzuar për grabitjen e rreth 6 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

BalkanWeb shkruan se Gjykata ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e prokurorisë për Krime të Rënda.

Të arrestuar për supergrabitjen në aeroportin “Nënë Tereza” janë Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula, Saimir Çela, shtetasi nga Kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë.

Ndërkohë Gjykata ka urdhëruar gjithashtu që të merret me detyrim kampioni biologjik i ADN-së së Oltion Veselit. Gjatë grabitjes më 9 prill të këtij viti mbeti i vrarë dhe Admir Murataj i cilësuar si kreu i grupit kriminal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet sot në orën 12:00, kur pritet të vendosë për transferimin në rrethe të një pjesë të prokuro

Shpejtësia e lartë është një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda për jetën.

Pjesa e parë e ditës do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta.

Tërmeti i 26 nëntorit ka nxjerrë zbuluar bëmat e ndërtuesve me pallatet shumëkatëshe në qarkun e Tiranës, Durrësit dhe Lezhës.

Shqipëria po kalon ditë të vështira që pas goditjes së tërmetit të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dë

Janë me qindra familjet durrsake që vazhdojnë të paraqiten çdo ditë para bashkisë së Durrësit për të paraqitur dokumentacionin e nevojshë

Qiratë e banesave janë rritur në Durrës pas tërmetit të 26 nëntorit.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, dhe e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Leyla Moses-Ones zhvilluan sot një takim me P

Rruga "Aleksandër Goga" nga Spitalla në Porto Romano është një prej nyjeve më të rrezikshme për të qarkulluar.