Shqipëria përfshihet nga ulja e temperatura deri në -10 gradë Celsius duke sjellë reshje dëbore në të gjithë territorin.

Ndërkohë, të shtunën dhe të dielën, bregdeti ynë do të përfshihet nga era me drejtim veri-veri lindje dhe forca e detit do të jetë 7 shkalla Boufort, njoftoi sot Drejtoria e Përgjithshme Detare.

“Ju rikujtojmë që njoftimi i mësipërm ka për qëllim të paralajmërojë çdo subjekt të interesuar që ushtron veprimtari në fushën e detarisë, gjithashtu për të marrë te gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese”,– bën të ditur DPD-ja.

Vetëm nga e marta temperatuarart do të pësojnë rritje duke u rikthyer në vlerat normale. Fenomeni i rrallë atmosferik i quajtur “Oceania” do të përshkojë gjatë fundjavës të gjithë Europën duke e ndarë kontinentin në dy valë temperaturash, të ngrohta dhe të ftohta.

Ballkani i Jugut, ku përfshihet edhe Shqipëria, do të përshkohet nga temperatura të acarta. Brezi i temperaturave të ulëta zgjatet deri në Ukrainë ku termometri parashikohet të shënojnë deri 20 gradë nën zero.

Ndërsa në perëndim të Europës, temperaturat pritet të jenë mesatarisht të larta në 20 gradë Celsius.