Surprizat e Vetingut/Gjyqtarëve u llogariten darkat, saunat dhe mbushja e dhëmbëve

22/09/2018 - 09:14

Verifikimi i ligjshmërisë së pasurisë mbetet kolona kryesore e Vetingut të rreth 800 njerëzve të drejtësisë shqiptare. Rëndësia e kriterit të pasurisë është konfirmuar edhe nga bilanci i deritanishëm i zbatimit të ligjit të Vetingut.

Nga rreth 30 gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar deri më tani, vetëm një subjekt është shkarkuar për shkak të lidhjeve me krimin, konkretisht anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi, ndërsa subjektet e tjera janë larguar nga drejtësia për mosjustifikim të pasurisë me të ardhura financiare të ligjshme.

Trupat gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, gjatë analizës financiare të të ardhurave të gjyqtarëve të prokurorëve në raport me shpenzimet dhe vlerën e pasurive të paluajtshme, kanë përllogaritur shpenzimet jetike, por edhe shpenzime të tjera, duke marrë parasysh shtresën e lartë shoqërore në të cilën bëjnë pjesë njerëzit e drejtësisë. Te shpenzimet jetike përllogariten ushqimi, uji dhe faturat e energjisë elektrike.

Ndërkaq, KPK ka përllogaritur edhe shpenzimet për dreka dhe darka, për palestër, shpenzimet dentare, saunat, pushimet brenda vendit, udhëtimet etj.

Nëse do të përllogariteshin me shifra më reale dhe të segmentuara për çdo zë: ushqimi, faturat e energjisë elektrike, të ujit, të shërbimeve televizive, interneti, pastrimi dhe mirëmbajtja e banesave dhe e autoveturave, siguracionet e ndryshme, argëtimeve të mundshme (si p.sh., frekuentimi i restoranteve, bareve, hoteleve, udhëtimeve dhe pushimeve brenda vendit, palestra, shërbime për mirëmbajtje trupi), shpenzime të mundshme mjekësore/dentare, etj., – sigurisht që do të arrinim në një shumëfish të shumës simbolike prej 3 eurosh në ditë për shpenzimet jetike për një anëtar të çdo familjeje të shtresës së mesme, kudo që ajo të ketë banuar dhe, natyrisht, akoma më tepër për shtresën e lartë”, thuhet në arsyetimin e vendimit të KPK, për përllogaritjen e shpenzimeve të gjyqtarit, Admir Thanza. Me të njëjtin standard, KPK po operon edhe me rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë.

Udhëtimet

Në analizën financiare të shpenzimeve në raport me të ardhurat e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, Komisioni i Vetingut i ka llogaritur koston e të gjitha udhëtimeve jashtë vendit.

“Shpenzimet e udhëtimit sipas sistemit TIMS29 për subjektin e rivlerёsimit dhe personin e lidhur/bashkëjetuesin janë përllogaritur në bazë të një kostoje mesatare (kostoja mesatare e biletës referuar mesatares së çmimit më të lartë dhe më të ulët të biletës për periudhat përkatëse si dhe një kostoje mesatare prej 50 eurosh shpenzime ditore) dhe konvertimi i tyre në lekë është realizuar referuar kursit mesatar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë të vitit përkatës”, thuhet në vendimin e KPK.

Ndërkaq, nga ana e saj, Xhoxhaj ka pretenduar se shpenzimet e llogaritura nga KPK janë të tepruara.

Në total, për vitin 2007 shpenzime udhëtimi janë më shumë se çfarë i rezulton për vete dhe personin e lidhur/bashkëjetuesin, duke llogaritur Lekë 41.109 + Lekë 78.904 + 120.910 + Lekë 386.912 = 627.835. Të gjitha udhëtimet për vitin 2009 kanë qenë në funksion të detyrës së saj si anëtare e KLD-së dhe rrjedhimisht shpenzimet janë përballuar nga KLD-ja ose të mbështetura nga EURALIUS/Këshilli i Evropës, si dhe nuk ka bërë asnjë rrugë private duke pretenduar se ngarkimi i shpenzimeve të tilla është i pasaktë dhe se në përllogaritjet e Komisionit ka një mbivlerësim në vlerën 277 769 lekë”, ka pohuar Xhoxhaj.

Marrë nga "Shqiptarja.com"

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Krimet e Rënda kanë marrë edhe 400 disqe me biseda të regjistruara ndaj personave që po hetohen në kuadër të dosjes 339.

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpjeguar se pse ka vizituar pa njoftuar më parë Drejtorinë e Transportit Rrugor në Durrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur qytetarë shqiptarë në SHBA, të cilët janë ngritur në një protestë me moton “Rama ik”, në mb

Një kamion është përmbysur në afërsi të urës së Matit. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së shtunës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka firmosur urdhrin për regjimin e disiplinës dhe rregullave për vizi

Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në juglindje dhe në veri të vendit.

Gara për ajrin është ashpërsuar në vitin 2018. Italia vijon të dominojë më shumë se gjysmën e tregut.

Erërat e forta kanë dëmtuar rrjetin elektrik e për pasojë disa zona të Fushë-Krujës janë pa energji elektrike.

Situata politike, në të  cilën është futur vendi, duket se ka shqetësuar edhe Parlamentin Europian. Vendimi i opozitës për të  djegur man

Surprizat e motit kanë gëzuar durrsakët, që mëngjesin e sotëm janë zgjuar me reshje bore.