Të rinjtë durrsakë mbjellin bimë dekorative në Kodër Currila

Postuar: 06/05/2015 - 14:29

6 maj 2015 - Në kuadër të nismave të ndërmarra për të mbrojtur mjedisin, një grup të rinjsh mbollën bimë dekorative në mënyrë simbolike në Ditën Ndërkombëtare të Luleve në Kodër Currila.

Nisma, e cila u mbështet edhe nga ministri i Mjedisit Lefter Koka, ka për qëllim kthimin e sa më shumë hapësirave të gjelbra si dhe uljen e nivelit të ndotjes në qytetin ku jetojmë. Të rinjtë zgjodhën të udhëtonin me biçikleta nga shëtitorja "Taulantia" në drejtim të Kodër-Currilave, aty ku dhe u ndalën për të mbjellë në mënyrë simbolike bimë dekorative.

Ministri i Mjedisit Lefter Koka, tha se të gjithë bashkë mund të kthejmë në funksion të komunitetit edhe terrene të vështira siç ka qenë dikur Kodër-Currila, një zonë mjaft problematike për shkak të erozionit të tokës.

Përdorimi i biçikletave në vend të makinave për të mbrojtur mjedisin, ka qenë ky mesazh që dhjetra të rinj kanë përcjellë në Ditën Ndërkombëtare të Luleve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Kjo është shtëpia ku pasditen e sotme u konsumua tragjedia e trefishtë, ku 3 trenjakë humbën jetën në shtëpinë e tyre për shkak të zja

   Reshjet e dendura të shiut të regjistruara pasditen e së mërkurës përmbytën rrugët e Durrësit.

Tragjedia që u mori jetën trenjakëve të familjes Konçi në Romanat është konsumuar pasditen e sotme.

   Policia e Durrësit njofton se rreth orës 17:30, në Rromanat  në banesën private të shtetasit G.K. ka rënë zjarr.

   Vjeshta dhe dimri i këtij viti do të jenë më të ngrohtë se normalja. 

   Që nga kjo javë, vëzhguesit e emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për mbikëqyrjen e procesit të vetingut do të vijnë në

Frika se në kamionët që nisen nga porti i Durrësit drejt porteve italiane, mund të fshihet drogë, ka bërë që policia e portit të Durrësit

Një nga banorët që preket nga prishja e banesës, Osman Hysa, përfaqësues i 153 familjeve që preken nga projekti i rehabilitimit të lumit

E tensionuar ka qenë mbrëmja e djeshme në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili.

Gazetari Dritan Laci ka treguar takimin me Ballist Morinën, tifozit që gjendet prej 3 muajsh ne burgun e Kroacisë, pasi kërkohet nga Serb