Ta di ngjyrën e bre... Dalin përgjime të reja për gjyqtarin e arrestuar

09/01/2019 - 22:00

Një ditë më parë emisioni Stop transmetoi skandalin e gjyqtarit të gjykatës së Fierit, Roland Hysi dhe psikologes Elona Meçani.

Në emisionin e sotëm u shfaqën të tjera detaje ‘pikante’ të kërkesave të gjyqtarit Hysi, për raport seksual me gruan, që kishte çështje me të dhe kërkonte thjesht kujdestarinë e vajzës së saj.

Në videon e transmetuar në emisionin ‘STOP’, në Tv Klan, gjyqtari Hysi thotë se arrin të shikojë edhe ngjyrën e të brendshmeve dhe se atij nuk i shpëton asgjë. Kjo sipas tij e bën ‘origjinal’.

Gjyqtari Roland Hysi:  Kush ka besim te mua, ka fituar botën. Kam qenë 25 vjeç kryetari i Gjykatës së Bajram Currit…,kam qenë 25 vjeç,…. 93 -’95 dhe kur bridhja me 4 varëse floriri …. dhe kur bëja stërvitje dhe kur i kisha të gjitha …, e di si më rrinin nga mbrapa…? Në këmbë. Unë i trajtoj njerëzit si zyrtar dhe tërë jetën më kanë ardhur nga mbrapa më luteshin edhe sot e kësaj dite të njëjtën gjë kam…Më dëgjo një çikë Landin! Vetëm më dëgjo..! Të q… dhe më beso për këtë…! Të q…të gjithë më luten! Të të garantoj! Jam një mashkull i devotshëm, jam një mashkull potent dhe me autoritet!…

Nga ty, çfarë dua unë, në kuptimin e mirë të fjalës?! Ti rri rehat, mos më thuaj asnjë gjë! Atë, që e ndjen…,e di pse po ta them? Se do ndihesh më rehat. Fryj! Nxirre atë stresin! Jetoje me kënaqësi momentin! Të lutem… shijoje jetën! E di sa më vijnë mua? E kam shkelur botën më shpejt, para teje unë. Kam qenë në ‘94  në Holandë, Roterdam. Kam pas lekë më shumë se sa mund të kenë të gjithë shqiptarët bashkë. Ti, do të bësh qejf me mua?

Denoncuesja: Më ke thënë: Ta di ngjyrën e reçipetave!

Gjyqtari Roland Hysi: Jo! Ta thashë për tjetër gjë…,mua s’më shpëton asnjë gjë, të thashë. Më shikon edhe syri përtej asaj që nuk dallohet, madje mund të të di edhe ngjyrën e të brendshmeve, që nuk mund të shikohen, thashë.

Denoncuesja: Po!

Gjyqtari Roland Hysi: Atëherë, atëherë dëgjo Landin! Nuk jam nga ata njerëz, që të të peshoj unë ty, a je për seks apo jo? Sa femra më vijnë mua…! Jo, jo, nuk po ta them, që për të të thënë, që s’je në radhë apo jo. Absolutisht! Biseda ishte komplet në këtë kontekst. Unë i shikoj çdo gjë në sallë të gjyqit dhe kjo më bën atë, origjinalitetin tim, Landin, ky gjyqtari këtu, ky gangsteri. I kam të gjitha, pa diskutim, ta thashë vetë unë…

Denoncuesja: Do çohemi?

Gjyqtari Roland Hysi: Do më përqafosh mua?

Denoncuesja: Po, normale, që po…! Do të marr në telefon!

Gjyqtari Roland Hysi: Do të bësh dashuri me mua?

Një ditë pasi Emisioni ‘Stop’ denoncoi skandalin me zë dhe me figurë, policia arrestoi pasditen e kësaj të mërkure gjyqtarin e Gjykatës së Fierit, Roland Hysi, si dhe psikologen po pranë kësaj gjykate, Elona Meçani. /tvklan

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Majlinda Bregu është kthyer në Tiranë.

Komisioni i BE për Punët e Jashtme (AFET) dhe Liritë Civile, Drejtësisë dhe Punët e Brendshme (LIBE) kritikuan Shqipërinë dhe vendet e tj

Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannës Hahn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE në Shqipëri, Luigi Soreca.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme në orën 10:00 për të çelur garën për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm

Një tjetër denoncim nga qyteti i Durrësit, ku përmes një videoje tregohet se si po shkatërrohet historia dhe trashëgimia kulturore e një

Ministria e Brendshme e quan akt terrorist shpërthimin me tritol në një shtyllë të tensionit të lartë në Fushë-Krujë.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i është bashkuar thirrjes së KQZ-së, drejtuar partive politike, për dorëzimin e propozimeve për emrat e an

Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka pranuar ankimimin e studentëve, të cilët qëlluan me vezë kryeministrin Edi Rama në vitin 2015.

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit Vlorës, Skënder Damini, i cili ishte njëri prej tre anëtarëve të trupës gjykuese që dha aprovimin e uljes s

Katër rrugë të qytetit të Durrësit, pritet të rikonstruktohen së shpejti.