Tahiri para gjyqit, nis gjykimi për ish-ministrin e Brendshëm

19/06/2019 - 09:44

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri del sot para gjyqit me disa akuza, ndër të cilat për trafik lëndësh narkotike. Ai  i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Nën akuzë përveç ish-ministrit janë edhe tre ish-zyrtarë policie në Vlorë; Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergji Kohila, të cilët janë në arrati pas shpalljes në kërkim që i bëri Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pavarësisht kësaj, tre ish-zyrtarët e policisë po hetohen nën masën e ‘arrestit në burg, në mungesë’.

Në seancën paraprake, Saimir Tahiri ka kërkuar që procesi të bëhet me kohë të shkurtuar, gjë që nuk do të thotë pranim fajësie, por që gjykimi të zhvillohet pa iu nënshtruar shqyrtimit të fashikujve gjatë procesit në themel.

Nëse kjo kërkesë e tij pranohet, procesi mbyllet me 3 seanca: një për Prokurorinë që shpall pretencën; një për avokatët që bëjnë mbrojtjen; dhe e fundit për gjykatën që shpall vendimin; duke eliminuar kështu debatin gjyqësor.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e sotme, Valbona Sako, kandidatja e PS-së që fitoi në Durrës në zgjedhjet e 30 qershorit, nuk e mori mandatin pasi gjyqtarja Mimoza

Situata politike shqiptare vijon të shqetësojë diplomacinë amerikane.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka dhënë një informacion të ri dhe shumë të rëndësishëm për kartat e identitetit.

Komisioneri publik kërkoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori në seancën e mbajtur në Kolegjin e Po

Banka e Shqipërisë ka reaguar një ditë pas shkresës që grupi parlamentar i PS-së i dërgoi Kuvendit për shkarkimin e Arben Malajt nga anët

Në kuadër të zbatimit të planit të gjerë operacional për luftën kundër informalitetit, Inspektorati i Punës dhe Sektori

Gjykata e Durrësit nuk i ka dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos, e cila u shpall fituese në votimet e 30 qershorit.

Shpërthimi i bombolës së gazit në një argjendari të hënën në zonën e ish-Bllokut ishte vetëm një nga rastet e rënda që ne dëgjojmë thuajs

Sektori i Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, bën me dije se për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qyteti