Prej shtatorit të 2017-ës, pajisja e tahografit ka dalë jashtë funksioni në Drejtorinë e Shërbimt të Transportit Rrugor në Durrës, aty ku bëhet edhe kontolli fizik i mjeteve.

Një kompani është e licensuar nga ministria e Transporteve për mirëmbajtjen e aparaturave të kontrollit fizik të mjeteve, por asgjë nuk është bërë deri më sot.

Në të tilla kushte drejtuesit e kamionëve të cilët duhet të kalojnë në këtë aparaturë para se të pajisen me kartën e tahografit, e të dalin në qarkullim, janë drejtuar drejt kompanive private.

Drejtori i Shërbimit të Transporit Rrugor, Kreshnik Tërnova në një prononcim për DurrësLajm tha se e ka çuar problematikën e mungesës së tahografit pranë instancave.

Pajisja e defektuar me vlerë 36 milionë lekë të rinj është në process tenderimi, dhe pritet të vijë në fund të këtij muaji tha Tërnova.

Zëvendësimi i njëpasnjëshëm i drejtuesve në këtë drejtori ka bërë që edhe kompania e cila ka për detyrë mirëmbëjtjen e aparaturës të lërë pas dore problematikat që shfaqen.

K.H.