Një taksist 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin Infektiv në Tiranë.

Tkasisti nga Tepelena kishte shfaqur shenja të Covid-19,10 ditë më parë, ndërsa para 5 ditësh është dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në kryeqytet. 

Kjo është viktima e dytë në qarkun e Gjirokastrës që ndërron jetë nga COVID-19, ndërsa janë 31 raste aktive.

Kujtojmë që prej tre ditësh vendi ynë vijon të shënojë shifra rekord me të infektuarit nga COVID-19, ku numri total i të infektuarve ka shkuar në 6971, ndër këto raste pozitive janë 3142 dhe janë shëruar 3616 persona.