Task Forca ndërgjegjëson qytetarët: Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën

24/10/2020 - 12:41

Kur kanë kaluar më shumë se një javë nga vendosja e maskës me detyrim, duket se qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për ta mbajtur atë, kjo e reflektuar edhe nga gjobat e vendosura nga policia çdo ditë.

Për këtë arsye, Task Forca ndërinstitucionale ka zbritur në terren për të këshilluar qytetarët në rrugët më të populluara të Tiranës për të mbajtur maskën. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, teksa ka bashkangjitur edhe një video.

"Nuk ka dalë njeri për gjobë, ju këshillojmë të mbani maskën"! "Mbuloni dhe pjesën e hundës", dëgjohen teksa këshillojnë anëtarët e Task Forcës.

"Task Forca ndërinstitucionale është në krye të detyrës për zbatimin e masave antiCOVID, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Ekipet e Task Forcës kanë vijuar edhe sot këshillimet për mbajtjen e maskës në rrugët më të populluara të Tiranës, për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e veprimeve individuale për të mirën e përbashkët", shkruan Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Petrit Prifti, xhaxhai i 32-vjeçarit Silvi Priftii cili rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme kur hyri në det për peshkim, ka dhënë de

“Nata e Bardhë”, e cila tashmë është bërë traditë për kryeqytetasit, nuk mungoi as këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë.

Arqipeshkëvia Metropolitane Tiranë – Durrës, njofton se Imzot George Frendo është shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.253 testime, prej të cilave 133 janë testime janë kryer për ars

Një tjetër mjek ka humbur jetën. Është ndarë nga jeta sot në moshën 67- vjeçare mjeku pediatër nga Kavaja, Hidajet Deda.

Vijojnë kontrollet nga Policia e Durrësit për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Durrësit dhe polumbarët janë vënë kërkim të një 32-vjeçari, i cili ka humbur kontaktet që nga dita e djeshme kur hyri në det pë

Shqipëria përkujton sot 76-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot të vranët dhe me reshje në të gjithë terr

Shqiptarët renditen të dytët në Itali sa i përket numrit të punëtorëve të rregullt e që kontribuojnë në sigurimet shoqërore.