Plazhit të madh të Durrësit, nga kjo e hënë i shtohen edhe 3 plazhe të tjera publike.

Policia Bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, si pjesë e përbashkët e Task Forcës së ngritur nga prefekti Roland Nasto, kanë zhvilluar përgjatë ditës së sotme aksion në zonën “Iliria”, i cili sapo ka përfunduar këtë mbrëmje.

Qytetarët dhe turistët do të kenë kështu dhe 3 plazhe publike në këtë zonë, një hapësirë prej rreth 1500 m².

Ndërkohë, për 3 pronarët e subjekteve që kishin zënë pa leje këto hapësira, “DurrësLajm” mëson se Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal ndaj tyre.

Aksioni i sotëm u drejtua nga prefekti Nasto.

S.L.