Në një kohë kur Durrësi po kalon një nga situatat e tij më të vështira, për shkak të problemit të strehimit të mijëra qytetarëve që tërmeti i 26 nëntorit i la pa shtëpi, menaxhimi i duhur nga ana e autoriteteve do t’ua lehtësonte sadopak banorëve gjendjen e rënduar psikologjike që po kalojnë.

Specialisti civil pranë Forcës Detare në Plepa, Shefqet Kërcelli, në një status në rrjete sociale u bën apel të gjitha strukturave që po merren me këtë operacion të vështirë që të “bëjnë një gjë të hajrit këtë rradhë”.

"Te ndryshojme per mire menyren e perceptimit dhe menaxhimit te gjerave. Ka ardhur aty ku sma me. Ndaj shtetare, ofiqare, vullnetare etj. qe po merren me menaxhimin e kesaj situate ti therasin mendjes. Duhet drejtesi absolute”,- shkruan Kërcelli.

Pas një eksperience 40-vjeçare në shërbim të shtetit shqiptar, Kërcelli thekson se rëndësi primare i duhet kushtuar sistemimit të atyre që kanë humbur familjarët nga tërmeti, më pas atyre që tërmeti u shkatërroi të vetmen shtëpi që kishin.

Kërcelli ka publikuar disa foto edhe nga muret e shtëpisë së tij të dëmtuar dhe ashtu si mijëra durrsakë të tjerë pret zgjidhje për problemin me të cilin po përballen familjet e Durrësit dhe në të gjitha zonat e tjera të prekura nga dëmet e tërmetit 6.3 ballë.

Postimi i plotë i Shefqet Kërcellit:

TERMETI DHE TRURPOJA-SHTEPI…
Ne fakt sdoja qe ta trajtoja kete teme, por duke pasur situaten e pazakonte duhet te jem realist me kete gjendje.
40 vjet ne sherbim te shtetit shqiptar…
Rinine ne nje detyre e vend te veshtire, pastaj mbas '90, perfaqsova denjesisht shtetin shqiptar gjate aktiviteteve me ushtaraket e huaj, sidomos me detaret.
Qindra botime ne fusha te ndryshme, vecanerisht per detarine shqiptare, disa milione dollare ndihma per forcen detare, kryesisht amerikane, edhe ne saje te kembenguljes sime.
Ndersa keto dite, lobim te fuqishem per kapercimin e situates kritike mbas termetit.
shteti per 40 vjet sherbim e produkt per te, me dha per shtepi, nje truproje, e cila u be e pabanueshme nga termeti i 26 nentorit.
tash pres ta kaloj kete situate si mijera shqiptare te tjere.
-Por ajo qe me shqeteson ne kete gjendje te veshtire eshte menaxhimi i ndihmave dhe riparimit te godinave te demtuara.
Sigurisht qe ne kete kohe secili kerkon zgjidhjen e hallit te tij.
Mendoj se ne planveprimin e personave te ngarkuar me kete pune, si shtetare si vullnetare, se pari duhet te ndihmohen familjet e demtuara qe paten dhe viktima.
-se dyti perparesi duhet te kene ata persona qe dhe nje shtepi qe kishin ja shkaterroi termeti,
pra ata fakirat.
se ata qe kane nga 2-3 shtepi, ju demtua njera presin se kane ku fusin koken.
le te bejme nje gje te hajrit kete radhe. te ndryshojme per mire menyren e perceptimit dhe menaxhimit te gjerave.
ka ardhur aty ku sma me.
ndaj shtetare, ofiqare, vullnetare etj. qe po merren me menaxhimin e kesaj situate ti therasin mendjes. Duhet drejtesi absolute.
mbase duhet dhe pak facizem ne kete situate.