TË DHËNAT/ Rëndohet bilanci i dëmeve, Shijaku rekord banesash për t'u prishur (VIDEO)

09/12/2019 - 14:45

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda ka pasqyruar sot më 9 dhjetor përditësimin e të dhënave dhe bilancin paraprak të punës në Bashkitë Durrës, Krujë, Shijak, Kurbin, Tiranë, Kamëz, Vorë dhe Lezhë.

Sipas të dhënave, është rritur numri i godinave në Durrës e Shijak që do të shemben pas dëmtimeve të rënda të marra nga tërmeti i 26 nëntorit. Nga 1963 objekte të inspektuara në Bashkinë Durrës, 639 janë të pabanueshme dhe 88 për t’u prishur.

Ndërsa në Shijak deri më tani është situata më alarmante, ku numri i banesave për t’u prishur ka shkuar në 345.

QENDRA DISPEÇER

Deri në orën 11:00 të ditës së sotme, numri i thirrjeve të përpunuara deri tani nga gjashtë operatorët në dispozicion të qytetarëve për të tre numrat e gjelbër: 0694114100; 0694114101 dhe 0694114040 është aktualisht: 630 (Tiranë – 277; Durrës – 302; Lezhë – 49; Elbasan – 1; Shkodër - 1).

Sërish, sikurse edhe gjatë dy ditëve të fundit, shumica dërrmuese prej 538 thirrjesh ka qenë për verifikim dëmesh në banesë.

AKOMODIMI

Përsa i përket strehimit dhe akomodimit në Manzë, situata paraqitet si në vijim:

  • 81 qytetarë janë strehuar në njësitë lëvizëse të banimit dhe po punohet edhe për strehimin në kushte më optimale 20 qytetarëve, të cilët aktualisht janë të strehuar përkohësisht në çadër.
  • 200 çadra dimërore po ngrihen në këtë zonë për strehim të banorëve pranë shtëpisë së tyre.

Aktualisht po shpërndahen paketa ushqimore, veshje, krevate portative dhe gjithçka tjetër që nevojitet për këta qytetarë.

PUNA NË TERREN:

INSPEKTIME

6048 objekte të inspektuara gjithsej deri tani në Qarkun Durrës.

  • Bashkia Durrës – 1963 Objekte të inspektuara, 639 të pabanueshme, 88 për tu prishur;
  • Bashkia Krujë – 2428 Objekte të inspektuara, 910 të pabanueshme, 27 për t'u prishur;

Një informacion shtesë për Bashkinë Krujë: Është kryer dje shembja me lëndë plasëse e një masivi shkëmbor, i cili ishte në rrezik shembje dhe përbënte rrezik për banesat poshtë tij.

  • Bashkia Shijak – 1657 Objekte të inspektuara, 901 të pabanueshme, 345 për t'u prishur;

OBJEKTE TË SHEMBURA

43 objekte të shembura gjithsej deri tani në Qarkun Durrës

  • Bashkia Durrës

Janë prishur gjithsej 31 objekte nga të cilat:

  • 2 pallate (5-katësh dhe 6-katësh) janë prishur me shpërthim të kontrolluar nga forcat xhenio të Ministrisë së Mbrojtjes)
  • 3 hotele  (Hotel “Gostivari” 6-katësh,  Hotel “Vila Verde” 5-katësh, Hotel “Ljubjana” 5-katësh)
  • 26 objektet e tjera kanë qenë me funksion banimi.

Aktualisht, po prishet një objekt në Durrës.

  • Thumanë, Bashkia Krujë;
  • 10 objekte janë prishur gjithsej, nga të cilat:
  • 1 Shkollë 9-vjeçare në Thumanë,  objekt 2-katësh;
  • 2 pallate 2-katëshe;
  • 7 pallate 5-katëshe.

 

  • Bubq, Bashkia Krujë:
  • 2 objekte  janë prishur gjithsej, nga të cilat:
  • 1 shkollë,  shkolla  9-vjecare në fshatin Bubq, Bashkia Krujë;
  • 1 pallat  2-katësh;

Në të gjitha objektet e shembura po punohet me procesin e pastrimit të inerteve.

ARSIMI

Në Bashkinë Durrës, janë dëmtuar 12 institucione arsimore,  dhe 7071 nxënës të këtyre shkollave janë transferuar në 15 shkolla të tjera pritëse për zhvillimin e procesit mësimor, si në vijim:

SHKOLLAT E DËMTUARA

NR I NXËNËSVE

SHKOLLAT PRITËSE

14 NËNTORI

784

NAIM FRASHËRI

BEDRIE BEBEZIQI

408

GJERGJ KASTRIOTI

HASAN KOÇI

637

OLSI LASKO

JUSUF PUKA

374

BAJRAM CURRI

NEIM BABAMETO

931

LEONIK TOMEO

QEMAL MICI

1058

MARIE KAÇULINI

SHAQE MAZREKU

704

JAN KUKUZELI

KUSHTRIMI LIRISË

NËNË TEREZA

REXHEP MEZINI

258

LALËZ

XHELAL SHTUFI

193

ARMATH

ISMET NANUSHI, KULLË

446

PAL ZEFI, RRUSHKULL

NJAZI MASTORI, SUKTH

805

DHOSI LIPERI

SUKTH KATUND

VËLLEZERIT HARADINAJ

473

STACIONI ZOOTEKNIK XHAFZOTAJ

SHËNDETËSIA

4,664 vizita të kryera në njësitë akomoduese.

1,213 qytetarë të vaksinuar me vaksinën antigrip në Durrës, Krujë, Lezhë dhe Vorë).

533 të sëmurë kronikë të strehuar në qendrat e akomodimit, të cilëve ju është mundësuar ofrimi i barnave me rimbursim.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dhjetëra makina të viteve '40-'80 kanë zbarkuar pasditen e djeshme në Durrës në ndalesën të dytë të stilit RETRO, organizuar nga Drejtori

Ka shkuar në 225 numri i viktimave në vendin tonë për shkak të Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar ng

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka dhënë një lajm të mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Ndërsa Rusia ka lajmëruar se do të bëhet vendi i parë në botë që nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënde

Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës së sotme parashikohet të jetë me mot të kthjellët në ultësirën perëndimore dhe me kalime të pakta vr

Pas gjashtë viktimave të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë pasditen e sotme, një tjetër pacient i infektuar me koronavirus ka ndër

Lëkundje sizmike janë ndjerë mbrëmjen e së premtes në vendin tonë.

Një nënë e re në moshë ka sjellë në jetë fëmijën e saj tek materniteti “Koco Gliozheni” në Tiranë. Mësohet se nëna ka qenë e infektuar me