14/08/2018 - 10:44
Mijëra pushues janë dyndur drejt plazheve të Durrësit. Pjesa më e madhe janë pushuesit e Kosovës që për çdo vit kalojnë pushimet në qytetin bregdetar.
Deti ka qenë përzgjedhja e shumë vizitorëve për të kaluar ditët e nxehta të gushtit.
Vija bregdetare nga Ura e Dajlanit deri në Plepa e më poshtë ka pritur fluksin me të madh të vendasve dhe turistëve.
Të huajt vlerësojnë bukuritë e Adriatikut, ndërsa vendasit vlerësojnë kushtet dhe çmimet e ulëta në krahasim me plazhet e tjerë.
Ndryshe nga muaji korrik, gushti ka sjellë dyndje më të madhe të pushuesve.
E njëjta situatë është paraqitur edhe në plazhet e tjera të Adriatikut, ku pushuesit kanë zgjedhur ketë bregdet për të kaluar pushimet verore.
K.H.
/portali DurresLajm/