Të gjithë në aeroport për Endri Dumanin/ “Eva kthehu! Nëna ka 7 vjet që të pret”, thirrja e dajës për vajzën që s'pranoi të largohet nga Siria

27/10/2020 - 13:25

Familjarë dhe të afërm të Endri Dumanit kanë dalë sot për të pritur 12-vjeçarin në aeroportin e Rinasit pas shumë vitesh në kampin famëkeq të Al-Holit në Siri.

Eva, motra e tij nuk pranoi të kthehej në Shqipëri në këtë operacion bashkë me të vëllain, tre fëmijë të tjerë dhe një grua, ndaj daja i adoleshentes, Agim Ndregjoni, i cili pret me padurim që të përqafojë nipin e tij pas shumë vitesh, i bëri thirrje dhe mbesës që t'i bashkohet forcave që e kërkojnë dhe të mbërrijë në Atdhe, ku e pret një jetë e qetë dhe e lumtur.

"Mezi po presim me padurim që ata të jenë në gjirin e familjes. Do respektojmë procedurat ligjore për trajtimin e këtyre fëmijëve. Këto 10 ditët e fundit nuk kemi informacion pse nuk po bashkëpunon për tu kthyer. Edhe një herë një thirrje. Vendi i saj është këtu. E pret nëna që ka 7 vjet që e pret me merak të paparë.", tha daja.

Nga ana tjetër, kushëriri i 12-vjeçarit e quan ditën më të bukur të jetës së tij momentin kur ka marrë vesh lajmin që Endri Dumani do të kthehet në atdhe. Edhe pse i vogël në moshë ai mezi pret që të ta takojë.

"Më ka munguar shumë dhe nuk kam pasur mundësi ta takoj, kur mora lajmin nuk e besoja, por kur e pashë me sytë e mi, atë ditë nuk fjeta nga emocionet, ka qenë dita ime më e mirë", tha ai.

Ndërsa nusja e dajës, po e pret me lot në sy dhe mezi pret që ta takojë.

"Nga më i vogli te më i madhi, të gjithë në aeroport për Endri Dumanin: Duam shumë ta prekim! Është dita më e mirë", tha ajo.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kurimi i pacientëve me COVID-19 në Shqipëri shpesh është bërë në mënyrë të pavarur nga mjekët dhe kjo ka sjellënjë shqetësim të shtuar të

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në të gjithë territorin.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi i ftuar mbrëmjen e sotme në Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të c

Infektohet nga koronavirusi kryetari i bashkisë së Belshi, Arif Tafani.

Që nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor dogana e Kakavijës, e vetmja pika kal

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale pasi kryepeshkopi Anastas Janullatos u shërua nga k

Ambasada Gjermane Tiranë njoftoi qytetarët se prej kësaj të hëne sektori i vizave dhe pasaportave është hapur sërish me kapacitet të kufi

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë.

Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini ka folur në rubrikën "Opinion" në News24 për çështjen e transportimit të të sëm

Luljeta Kopliku, bashkëshortja e inxhinierit elektronik, Bashkim Kopliku ka folur për mediat duke zbuluar më shumë detaje për humbjen e m