Ditën e hënë më 27 maj, disa zona në rrethin e Durrësit dhe Shijakut do të mbeten pa energji elektrike.

OST sh.a. njofton se në datë 27 maj në intervalin kohor 00:00-03:00 do të stakohen Zbarrat 110kV të Seksionit të parë në N/Stacionin Shkozet,  si rrjedhojë do të mbeten pa energji elektrike Fidrat 6kV F23, F24, F25, F26, F31 si dhe disa zona në Rrethin Durrës – Shijak:

Rruga Azis Shkupi, Fllakë Shijak, Arapaj, Rrashbull, rruga “Ibrahim Kodra”, ish-Këneta, Rruga e Dibrës.