Të interesuar për bursa studimi për SHBA? Si të përfitoni

10/10/2018 - 21:40

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me ta? Ambasada Amerikane ju vjen në ndihmë me një njoftim të rëndësishëm, ku tregohen të gjitha proceduat që duhet të ndiqni si dhe kriteret që duhet të plotësoni.

Përmes një njoftimi në ‘Facebook’ ambasada kujton që të rinjtë e interesuar për këtë porgram të aplikojnë.

Po kërkoni një arsye më shumë për të aplikuar në programin Youth Exchange and Study (YES)? Lexoni atë çfarë ka për të treguar ish pjesëmarrësja jonë në YES, Emi Xhuveli: http://bit.do/eynEb

Gati për të aplikuar? Shihni kriteret e kërkuara për programin YES dhe aplikoni që sot https://bit.ly/2OUTdpF
Për më shumë informacion, ju mund të kontaktoni edhe American Councils në adresën [email protected]”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Programi YES, është një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane- pa pagesë!

APLIKANTËT DUHET:
Të jenë të lindur mes periudhës 1 janar 2002 dhe 15 korrik 2004.
Të jenë nga klasa 10 ose 11 e shkollës së mesme
Të jenë të regjistruar në shkollë të mesme në kohën e aplikimit
Të jenë nxënës me notën mesatare mirë ose shumë mirë

Të mos e kenë përfunduar shkollën e mesme para datës së nisjes së programit
Të kenë mësuar gjuhën angleze dhe të demonstrojnë aftësitë në gjuhën angleze në kohën e regjistrimit për konkurs.
Të përmbushin kriteret për marrjen e vizës amerikane.
Të jenë në gjendje të pajisen me një pasaportë ndërkombëtare në vendin ku ata aplikojnë për programin
Nxënësit me aftësi të kufizuar duhet të jenë të regjistruar në një shkollë të mesme në vjeshtën e vitit 2018 dhe të jenë të lindur mes 15 shkurtit 2001 dhe 15 korrikut 2004.
Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B
Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected]

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë i thotë jo projektit “Drejtësia” në Durrës.

Prokurorisë së Krujës i kanë mjaftuar një muaj e gjysëm hetime që të finalizojë me sukses dosjen penale kundër Rexhep Rrajës, djalit të d

2700 aplikantë do t'i nënshtrohen sot konkursit për të qenë pjesë e Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit.

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta në të gjithë territorin e vendit.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pas datës 1 Janar 2019-të në Shqipëri do të mbyllen të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë, por nuk tha

Nesër Gjykata e Krimeve të Rënda, pritet të vendosë për fatin e dosjes së çështjes së bujshme “Tahiri”, por ish-ministri i Brendshëm shfa

Ka shkuar disa kilometra radha e automjeteve mbrëmjen e sotme në aksin Durrës – Tiranë.

Opozita mesa duket ka bashkëpunëtorë edhe në radhët e Policisë së Shtetit .

OSHEE, në një njoftim për mediat, ka bërë më dije se nesër në Tiranë do të ketë ndërprerje në disa zona.

Edhe përgjatë javës së tretë të muajit tetor, sërish në vendin tonë do të mbizotërojnë temperatura të ngrohta, të cilat janë jonoramle pë