"Të investohen taksat tona", banorët të revoltuar për rrugën Durrës-Shijak: Na u shkatërruan makinat, turp të ketë Edi Rama! (VIDEO)

25/01/2020 - 17:12

Banorët e Shijakut, Katër Rrugëve dhe Xhafzotajt janë ngritur sot në protestë për infrastrukturën e rënduar të rrugës që lidh qytetin e Durrësit me Shijakun. 

Protestuesit në shenjë revolte bllokuan për disa minuta rrugën me kazanët e mbeturinave, duke mos lejuar makinat të kalojnë. 

"Taksat i jap për asfalt jo për xhungël", thotë një protestues për mediat. "Kërkojmë investimin e taksave tona. Këtu po pate ndonjë fatkeqësi, urgjencë nuk arrin kurrë të shkosh në spital në kohën e duhur.", shprehet një tjetër.

Ndërsa një protestues thotë: "Turp të ketë qeveria, Edi Rama. Është fatkeqësi e madhe që të jetë ai kryetar shteti."

Aksi Shijak-Durrës nga Kodra e Rrashbullit e deri në afersi të Katër Rrugëve është totalisht i amortizuar dhe i pakalueshëm. Edhe pse vetëm 5 kilometër e gjatë kjo rrugë është lënë në harresë nga autoritetet pas ndërtimit të autostradës Tiranë-Durrës. 

Protestat e banorëve të kësaj zone kanë qenë të vazhdueshme herë pas here, që problemi i tyre të mund të marrë zgjidhje, por asgjë deri më sot nuk ka ndryshuar. Madje as pas premtimit të vetë kryeministrit Edi Rama dy vite më parë se do të kryhet rikonstruksioni i rrugës.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pasditen e kësaj të shtune, Durrësi ishte tërësisht i boshatisur.

Përmes një postimi në Facebook, mjeku i infektivit, Tritan Kalo u bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë këshillat e specialistëve për

Ditën e sotme u mbush plot një javë që një grup sipërmarrësish durrsakë kanë bashkuar forcat për t’u ardhur në ndihmë kategorive më vulne

Izolimi i detyrueshëm i qytetarëve si masë mbrojtëse nga koronavirusi, ka bërë që shumë familje në nevojë në Durrës të përballen me vësht

Numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi si pasojë e koronavirusit ka shkuart në 32. Sikurse bëjnë të ditur mediat greke numri i p

Qeveria ka detajuar mënyrën si do ndahen paratë e pagave për të punësuarit në biznesin e vogël.

Drejtoresha e spitalit rajonal të Durrësit, Nadire Jani, ka reaguar menjëherë pas një denoncimi të bërë në rrjete sociale nga ish—deputet

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përcollën sot në aeroportin e Rinasit, 30 mjekë dhe infermierë të

Ish-deputetja e Durrësit, Fatbardha Kadiu, ka denoncuar përmes një statusi në Facebook faktin se një pacient i prekur nga Covid-19 po mba