Nesër paralajmërohen çrregullime në furnizimin me ujë të pijshëm për qytetin e Durrësit. Shkak për këtë do të jenë punime që do të realizojë OST.

Ndërprerja e energjisë elektrike në linjën 110 KV Laç 1- Fushë Kuqe, do të sjellë për pasojë ndërprerjen e korentit në stacionin e pompave të ujit të pijshëm, nga ora 08.00 deri në 18.00.

Njoftimi i ujësjellësit:

Per shkak te nderprerjes se energjisë elektrike ne linjen 110 kV Lac 1-Fushe Kuqe, ne stacionin e pompave ne Fushe Kuqe nuk do te kete  energji elektrike gjate dites se marte, 10.09.2019 nga ora 08.00 deri ne oren 18.00.  OST ka njoftuar se do te stakohet energjia gjate kesaj periudhe kohore dhe per kete arsye pritet te kete crregullime ne furnizimin me uje te pijshem te qytetit te Durresit.  UKD kerkon mirekuptimin e qytetareve per kete situate te perkohshme.