Të përmbytur e pa asnjë dëmshpërblim, banorët protestë para bashkisë së Durrësit

Postuar: 17/05/2018 - 09:54

Banorët e njësisë administrative të Katundit të Ri janë hedhur mëngjesin e kësaj të enjteje në protestë.

Banorët duan takim me kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dakon, për të diskutuar për përmbytjet e njëpasnjëshme që iu shkaktohet në zonën e tyre.

Sipas akuzave të tyre, shteti ka hapur rezervuarin e Bovillës dhe kjo është e paprecedentë.

Ata thanë para gazetarëve se: “Jemi përmbytur masivisht. Është e disata herë qe përmbytemi brenda vitit dhe asnjë herë nuk kemi marrë dëmshpërblim”.

Ata erdhën sot para derës së bashkisë, pas përmbytjeve që iu shkaktuan nga reshjet e radhës të shiut që ranë dy ditë më parë.

(Në galerinë e fotove të mëposhtme, do të gjeni pamje nga përmbytja e fundit në Katund të Ri).

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas largimit të Sokol Stojanit nga detyra e drejtorit të Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, mësohet se vendin e tij e ka zënë Adn

Djali i ish-deputetit socialist, Durim Hushi, që u nda nga jeta gjashtë ditë më parë, në moshën 65-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë n

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu merr pjesë në takimin e Drejtorëve të Policive Evropiane që zhvillohet në qendrë

Rrëzimi i disa pemëve gjatë natës së djeshme ka bllokuar aksin  “Ura e Leklit” në Përmet.

Moti i përkeqësuar dhe era e fortë kanë pezulluar lundrimin detar prej dy ditësh në Vlorë.

Autoritetet greke kanë sekuestruar më shumë se 4,5 tonë domate me prejardhje nga Italia dhe Shqipëria.

Gazeta suedeze “Expressen.se” i konsideron ishujt e Ksamilit, ndër 15 ishujt më të mrekullueshëm në botë.

Shpallja e emergjencës mjedisore në territorin e bashkisë së Durrësit, ku hidhen mbetjet urbane të pandara e të patrajtuara, përfshirë mb

Një nismë e përbashkët e Gjermanisë dhe Francës, në kuadër të Procesit të Berlinit, synon të mbështesë gjashtë vendet e rajonit, që deri

Moti i kthjellët dominon të gjithë vendin deri në orët e vona të pasdites kur vranësirat shfaqen në zonat lindore.