Të përmbytur, pa ujë e drita/ Banorët e Plazhit: Jemi në mëshirë të fatit! Çfarë do bëjë Rama? (VIDEO)

16/10/2020 - 16:28

Banorët e lagjes nr.13 në Durrës janë përmbytur nga reshjet e dendura të shiut të një nate më parë.

Niveli i ujit është i lartë dhe ka hyrë në katet e para të pallateve. Qytetarët e kanë të vështirë të dalin për të blerë gjërat e nevojshme, ndërsa të vegjlit janë të detyruar t’i marrin në krahë për t’i dërguar në kopsht.

Sikur të mos mjaftonte situata e shkaktuar nga përmbytja, banorët e një pallati shumëkatësh në lagjen e Plazhit nuk kanë as energji elektrike dhe as ujë të pijshëm. Ata thonë se janë lënë në mëshirë të fatit dhe se prej një jave që qëndrojnë mes ujit, askush nuk ka shkuar t’i shohë e t’u japë një zgjidhje për problemin e tyre.

"Mezi kalojmë, si liqen. Ska ardh njeri me pyt, sa herë që bie shi, gjys ore shi të bie, këtu përmbytet, gjithë ujërat mblidhen këtu. Kati i parë është përmbyt fare. Pompat s’punojnë, nuk kemi ujë (të pijshëm), as drita s’kemi pas.", thotë një banore.

"Kam 15 vjet që banoj këtu (në lagjen nr.13), kam mallkuar veten, sepse këtu ka lagështirë dhe ujë. Fëmijët i çojmë në kopësht në krahë. S’kemi as drita, as asgjë, jemi në mëshirë të fatit.", shprehet një tjetër.

"15  vjet banore e këtij pallati, mbytemi kështu. S’kemi si i çojmë fëmijët në kopësht, s’kemi si dalim për të blerë, qeveria s’ka bërë asgjë. I bëj një pyetje zotit Rama; Maskat na i vuri, na e mbylli gojën, tani për ujin çfarë do bëjë?", pyet e revoltuar një banore.

Ndërsa një banor tjetër kërkon që për këtë situatë të vështirë që po kalojnë në kohë reshjesh, përgjegjësit t'ju përgjigjen nevojave të qytetarëve.

"Ne vazhdimisht përmbytemi, kush ta ketë përgjegjësi, t’i përgjigjet përgjegjësisë së vet!", thotë ai.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Gjatë mbrëmjes të kësaj të hëne kanë mbetur pa energji elektrike zona e Alliasit, një pjesë e rrugës “Myslym Keta” dhe ish-Kinostudio.

Shqipëria duhet të ndryshojë protokollet shëndetësore për personat e karantinuar.

Pas përfundimit të 2 loteve të para kanë filluar punimet në lotin 3 të segmentit rrugor “Ndërtim rruga Porto-Romano  - Durrës”, ku aktual

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë ditën e nesërme aksionin për shembjen e banesave në zonën e Unazës së Re, në

Defekt teknik pësoi sot një avion i kompanisë Wizz Air. Për pasojë fluturimi me destinacion Venecian është shtyrë me disa orë, ndërkohë q

Ambasada amerikane në Tiranë jep një udhëzim të rëndësishëm për qytetarët që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Që nga ora 13:45 e kësaj të hëne, dhjetëra pasagjerë të linjës Rinas - Venecia kanë mbetur të bllokuar në avion në aeroportin e Rinasit.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1413 test

Burime zyrtare bëjnë me dije për "DurrësLajm" se nga muaji mars, kohë kur nisi pandemia në vendin tonë, dhe deri më 15 t