Të prekurit nga tërmeti në Lezhë përfitojnë pagesë të plotë qiraje për një vit

08/12/2019 - 11:42

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar pagesën e plotë të qirasë për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit. Në vendimin e këshillit bashkiak, thuhet se pagesa do të bëhet sipas vlerës së tregut.

Këshilli Bashkiak i Lezhës vendosi:

1. Përfitojnë pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1-vjeçare, sipas vlerës së tregut të lirë, të gjitha familjet, banesat e të cilave janë dëmtuar si rezultat i tërmetit të datës 26.11.2019 dhe nga akt konstatimet e hartuara nga grupet e inxhinierëve të inspektimit është arritur në konkluzionet për evakuimin e tyre nga këto banesa.

2. Vlera e pagesës së qirasë mujore është në masën 100% të vlerës së qirasë, sipas përcaktimit të bërë në pikën 3 të këtij vendimi.
3. Vlera e pagesës së apartamentit është sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve:
a) Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1 është 10.000 lekë
b) Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1 është 14.000 lekë
c) Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1 është 18.000 lekë
4. Familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë Zyrës së një ndalesë në Bashkinë e Lezhës, dokumentacionin:
a) Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë Bashkisë Lezhë sipas formatit të bashkëlidhur të këtij vendimi
b) Akti i konstatimit të gjendjes fizike të objektit

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nga një zonë në tjetrën, në Durrës dëmet e tërmetit të 26 nëntorit janë të pranishme ngado.

Gjykata e Fierit liroi sot nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, pjesëtar të të ashtuquajturës “Banda e Durrësit”. Bëhet fjalë për s

Gjyqtari Piro Sota i gjykatës së Fierit ka liruar nga burgu një tjetër person të rrezikshëm, shtetasin Sardian Sulejmani pjesëtar të "Ban

Situata e gripit në Durrës ka shënuar numër rekord fëmijësh në urgjencën pediatrike.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka kallëzuar policët, të cillët shoqëruan Dritan Dajtin për  trajtim në një klinikë private.

Janë sekuestruar paraprakisht rreth 300 mijë metra katrorë tokë dhe hotele e makina me vlerë 5 milionë euro, nga pronat e grupit që u bë

Ndërsa ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është në kërkim për tre akuza, gruaja e tij pronare e vetme e kompanisë “Kajmaku” shpk, Mer

Një grup ekspertësh italianë kanë mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar për hetimet që po zhvillohen për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i

Shqipëria dëboi në mesin e javës së kaluar (15.01.2020) dy diplomatë iranianë, të identifikuar nga autoritetet si Mohammad Ali Arz Peiman