Në prag të nisjes së vitit të ri mësimor, që starton më 16 shtator, vijon aksioni për heqjen e kioskave të ngritura pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme.

Pas aksionit të ndërmarrë ditën e mërkurë, në lagjen nr.14, ku u hoqën 4 kioska pranë dy shkollave të mesme “Olsi Lasko” dhe “Beqir Çela”, të premten mjetet e rënda të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Ndërrmarrjes Rruga do të përqendrohen afër stadiumit, ku ndodhen 4 shkolla të mesme dhe profesionale të qytetit.

Aksioni do të nisë në orën 09.00 dhe në fillim efektivët e Policisë Bashkiake dhe punonjësit e IMT-së dhe Ndërrmarrjes Rruga do të largojnë kioskat pranë gjimnazit “Leonik Tomeo” për të vijuar më pas me shkollat e tjera.