26/11/2020 - 13:55
Të rinjtë e Forumit Rinor Eurosocialist Durrës kanë përkujtuar sot viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të një viti më parë.
Ata ndezën 51 qirinj në ambientet e brendshme të pallatit të kulturës "Aleksandër Moisiu", në shenjë simbolike dhe në përkujtim të çdo jete të humbur tragjikisht nën rrënojat e banesave të tyre.
"Sot përkujtojmë me dhimbje viktimat e tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe shprehim respekt e mirënjohje për të gjitha strukturat shtetërore që me shumë përkushtim punuan pafund për të dhënë ndihmën e pare, e jo vetëm. Gjithashtu, miqtë që erdhën nga bota e kontribuan në lehtësimin e dhimbjeve dhe humbjeve që u shkaktuan.
I paharruar kujtimi i tyre.
Pas një viti të vështirë e një tërmeti që gjunjëzoi Durrësin, ai po ringrihet më i fortë e më i bukur se kurrë.", përfundon mesazhi i tyre.
/portali DurresLajm/