Në një investigim nga “The Sunday Telegraph” mësohet se prindërit shqiptarë trafikojnë djemtë e tyre adoleshentë në Britani me qëllim përfshirjen në bandat e krimit të organizuar që kontrollojnë tregjet më të mëdha të kokainës në vend.

Kështu të rinjve, numri i të cilëve vjen gjithmonë e më shumë në rritje, u premtohet se do të mund të sigurojnë mijëra paund falë shitjes së drogës në interes të bandave që u përkasin.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), Shqipëria është burimi më i madh i trafikimit të njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar, me 947 raste referuar 2018-s, një rritje me më shumë se 50 përqind që nga viti 2015.