Ditën e fundit të shtatorit, në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, të gjithë të interesuarit do të mund të ndjekin një spektakël ndryshe, një spektakël të fjalës siç e cilësojnë organizatorët, ku në skenë do të ngjiten aktori i madh Mirush Kabashi dhe disa zëra të rinj dhe origjinalë të kritikës në vendin tonë.

“Të thurim shpresën!” titullohet spektakli i fjalës që i propozohet spektatorit durrsak.

“Në datën 30 shtator, ora 19:00 te Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës, jeni të ftuar në një spektakël të fjalës me:
Mirush Kabashin
Erion Kriston
Endri Shabanin
Pano Soko
Disutojmë idetë e reja të Kartës 2020 mes poezisë dhe mendimit kritik. Hyrja është e lire”
,- njofton në rrjete sociale Nisma #Thurje.