Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar në orën 08:06 të datës 20 mars në vendin tonë.

Sipas IGJEUM, lëkundja ka qenë me magnitudë 3 e shkallës Rihter, me epiqendër 13 km në Veri-perëndim të Durrësit, me thellësi 6 km.

Sipas të dhënave nga IGJEUM, nga dita e djeshme 19 mars, deri më tani, janë regjistruar 14 lëkundje sizmike, me epiqendër kryesisht detin Adriatik apo Gjirin e Lalzit, me magnitudë të ulët nën shkallën 3.