Pas përfundimit të seancës së mbrojtjes në gjyq, Saimir Tahiri foli para gazetarëve duke thënë se ishte në këtë gjyq vetëm se kishte shitur makinën ndërsa të tjerët, duke u referuar ish-ministrit, Fatmir Xhafaj por pa i përmendur emrin, nuk mbajnë përgjegjësi as për vëllezërit trafikantë.

Vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj rezultoi se ishte dënuar në Itali dhe nuk ka kryer dënimin. Pasi PD e ngriti këtë si akuzë, vëllai i ish-ministrit u vetëdorëzua në Itali.

“E vetmja gjë që më implikon mua është shitja e makinës te Artan Habilajt, një person i cili nuk është as nën hetim as i dënuar dhe unë po mbaj përgjegjësi për vëllezërit e këtij personi,  kur ka njerëz që nuk mbajnë përgjegjësi për vëllezërit e tyre. Jam i sigurt që të gjithë kemi nga një kushëri budalla, kriminel në fis, por askush nuk mban përgjegjësi”.