Kёshilli Koordinues i Diasporёs ka reaguar pas shembjes sё Teatrit duke e quajtur si tё pakuptimtё dhe tё papranueshme vendimin nga qeveria nё njё moment pandemie.

KKD thotё se pёr kёtё vendim duhet tё merret dhe mendimi i Diasporёs prandaj ata kёrkojnё qё nё 2021 tё sigurohet dhe vota e emigrantёve nё zgjedhjet e ardhshme tё 2021.

Nёse kjo nuk ndodh KKD do tё rikonsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverinё aktuale.

DEKLARATA NGA KKD:

Kёshilli Koordinues i Diasporёs (KKD), si institucion qё ka pёr detyrё tё pёrfaqёsojё interesat e diasporёs dhe tё jetё njё urё lidhёse me institucionet e vendlindjes, ёshtё duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit nё Shqipёri. KKD konsideron se respektimi i tё drejtave tё shtetasve shqiptarё dhe i parimeve tё demokracisё ёshtё njё pёrgjegjёsi thelbesore pёr shtetin shqiptar nё rrugёn drejt antarёsimit nё Unionin Evropian.
KKD ka ndjekur me shqetёsim tё veҫantё situatёn e krijuar nga shёmbja e godinёs sё Teatrit Kombёtar.

Mёnyra dhe momenti qё u zgjodh nga qeveria pёr tё prishur godinёn, shoqёruar me arrogancёn kundёr atyre me mendim ndryshe, na shqetёson pasi vihet seriozisht ne diskutim e ardhmja e Shqipёrise si njё shtet demokratik. Ēshtё e pakuptueshme se si nё ҫastet e rёnda tё pandemisё, nje nga prioritetet e qeverisё ishte prishja e Teatrit Kombёtar.

Shoqёria shqiptare nё kёtё periudhe te paprecedent ka nevojё pёr qetёsi dhe unitet dhe jo veprime tё nxituara dhe konflikte te panevojshme. Pёr mё shumё, dhuna e ushtruar nga forcat e rendit kundёr protestueve diten e shëmbjes sё Teatrit Kombёtar duhet analizuar si akt i shёmtuar dhe aspak demokratik.
KKD, edhe pse i miratuar nga qeveria e Shqipёrisё, ёshtё institucion i pavarur. Shumё prej nesh ndodhen larg atdheut jo vetёm si pasojё e zgjedhjes individuale, por edhe e trajtimeve megallomane dhe shpesh hakmarrёse te qeverive tё ndryshme. Dhe kjo per vendin tone ka qene
me kosto te larte, sidomos intelektuale. Ne dёnojmё pa asnjё reservё veprimet e qeverisё pёr shёmbjen e Teatrit Kombetar, mungesёn e transparencёs, shkeljet ligjore, dhe nxitimin nё marrjen e vendimeve. Ndёrkohё, u bёjmё thirrje forcave politike nё Shqipёri qё tё zhvillojnё dialogun dhe jo arrogancёn e treguar deri tani. Bёjmё thirrje tё ndalet menjëherё ndjekja penale kundёr personave tё arrestuar e dhunuar nё protestёn e datёs 17 Maj, ndjekje penale ndoshta duhet rezervuar pёr ata qё urdhёruan shёmbjen dhe ushtruan dhunёn.
KKD e konsideron thelbёsore transparencёn dhe respektin e ligjit nё procesin e vendimmarrjеve tё qeverisё dhe distancohet nga veprimet e nxituara dhe qe karakterizohen nga mungesa e dialogut dhe mosrespektimi i institucioneve tё drejtёsisё. Kerkojme nga ekzekutivi qё e drejta e popullit pёr protesta tё respektohet dhe qё forcat e rendit tё veprojnё vetem konform ligjit.
Ngjarje tё tilla me karakter tё rrezikshёm pёr demokracinё e vendit e bёjnё edhe mё urgjente marrjen e mendimit tё diasporёs nё qeverisjen e vendit. E drejta e votёs sё shtetasve shqiptarё nё diasporё ёshtё njё e drejtё e garantuar me kushtetutё por qё vazhdon tё mohohet. KKD e konsideron jetike pёr demokracinё nё Shqipёri qё kjo e drejtё thelbёsore t’iu mundёsohet shtetasve shqiptarё nё diasporё dhe i kёrkon shtetit shqiptar dhe gjithё partive politike tё ndёrmarrin tё gjitha veprimet e duhura dhe tё parashikuara me ligj qё diasporёs t’i garantohet pjesёmarrja nё zgjedhjet e planifikuara pёr vitin 2021.

Ēshtё detyrё e parlamentit t’i sigurojё diasporёs tё drejtёn kushtetuese pёr tё votuar ose diaspora do tё ri-konsiderojё marrёdhёniet e saj me qeverine e vendin amё.