Të dielën e fundit të marsit, moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare deri në mesditë.

Sipas MeteoAlb, gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje të karakterit lokal në Shqipëri.

Temperatura e ajrit do të rritet në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në Pukë me 2°C, ndërsa vlera maksimale në Durrës me 20°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzimi 2–3 ballë.