Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe ditën e diel, moti do të jetë i kthjellët.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë:

në zonat malore nga 05ºC në 22ºC;

në zonat e ulëta nga 10ºC në 26ºC;

në zonat bregdetare nga 13°C në 27ºC.

Era do të fryejë në drejtim jugor, ndërsa forca e valëzimit në det 3-4 ballë.