Tension dhe përplasje mes policisë bashkiake dhe asaj të rendit në Shkodër. Në orët e mbrëmjes, administrata e bashkisë ka shkuar në KZAZ numër 2 për të liruar ambientet duke u bazuar te dekreti i Presidentit për të anuluar datën e zgjedhjeve.

Aty janë përplasur me forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sportit. Në njërën nga klasat ku janë vendosur materiale zgjedhore janë hedhur gurë dhe flakët kanë pushtuar dritaren e klasës. 

Ndërkohë, policia ka shoqëruar tetë persona në komisariat, të cilët dyshohen se kanë hequr me forcë materialet zgjedhore nga KZAZ-ja numër 9 në Tropojë.

Gjatë pasdites së sotme, ata kanë thyer xhamat dhe dyert e më pas kanë hequr materialet që  ndodheshin brenda ambientit.

Shoqërimet janë bërë në akuzën ‘Pengim zgjedhjesh’ dhe ‘Pengim forcave të policisë’.

Ndërkohë mësohet se priten shoqërime të tjera në orët në vijim.