Tensione edhe në Kukës, policia nxjerr vetë materialet zgjedhore

19/06/2019 - 13:26

Tensionet kanë përfshirë edhe Bashkinë e Kukësit, ku protestuesit kanë tentuar të bllokojnë mbledhjen e materialeve zgjedhore. Por pas tensioneve policia ka nxjerrë vullnetarisht materialet zgjedhore.

Balkan Web shkruan se situata është tensionuar së tepërmi, duke bërë që në vendngjarje të mbërrijnë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit, që nga ana e tyre kanë tentuar të thyejnë derën e godinës, ku ndodhen materialet zgjedhore.

Lidhur me situatën ka reaguar dhe kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehi, i cili i ka kërkuar policisë të mbështesë bashkinë, ndërsa iu ka bërë thirrje qytetarëve të vetëpërmbahen.

"Nuk mund të ketë zgjedhje pa dekret të presidentit dhe çdo veprimtari që po zhvillohet pas dekretit është e paligjshme. Kam kërkuar lirimin e ambienteve. Kërkoj nga policia zbatimin e ligjit dhe mbështetjen e bashkisë. U bëj thirrje qytetarëve për vetëpëmbajtje. Situata është e acaruar. Ministri i Brendshëm të marrë masa për zbatimin e ligjit në krah të qytetarëve. I bëj thirrje OSBE/ ODIHR të mbajnë një qëndrim", ka deklaruar Shehi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.