Tensionet, Meta letër Drejtorit të Burgjeve: Rrisni sigurinë

19/06/2019 - 17:31

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar sot informacione, Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismailit në lidhje me sistemin e sigurisë në burgje.

Kjo kërkesë e Presidentit vjen në një kohë, të ciliën ai e vlerëson si tepër të tensionuar. Kreu i Shtetit kërkon ndër të tjera të merren të gjitha masat për një siguri sa më maksimale në burgjet e vendit.

Kujtojmë që prej dy ditësh ka pasur tensione dhe përplasje mes Policisë së Shtetit dhe asaj Bashkiake në disa qytete ku Bashkitë drejtohen nga e djathta.

Me urdhër të kryebashkiakëve të djathtë, policët bashkiakë nuk lejojnë futjen e materialeve zgjedhore në KZAZ-të e ngritura për zgjedhejt e 30 qershorit, duke zbatuar kështu dekretin e Presidentit Meta për anulimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.

Nga ana tjetër Policia e Shtetit është vënë në ruajtje të materialeve zgjedhore dhe është e gatshme të mos i lëvizë ato që aty, duke zbatuar kështu vendimin e KQZ-së për të mos e njohur dekretin e Presidentit dhe vijimin e përgatitjeve për zgjedhjet, të cilat siç qeveria pretendon, duhet të mbahen më 30 Qershor, që të jenë në frymën e Kushtetutës.

Policët bashkiakë mbështeten nga ana tjetër edhe nga simpatizantë e përfaqësues të opozitës, të cilët mbrëmjen e djeshme i vunë flakën një KZAZ-je të ngritur në Shkodër, ku u dogjën materialet zgjedhore. E njëjta situatë është paraqitur edhe sot në Burrel.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian nuk kanë mundur të bien dakort për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Ma

Hetuesit në Durrës duket se janë afër zbardhjes së atentatit ndaj vlonjatit Edison Harizajt dhe shokut të tij në afërsi të Plepave.

Gjesti fyes i ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchard, është përcjellë me vëmendje edhe nga Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Shtyhet seanca në ngarkim të Arbër Çekajt dhe dy të arrestuarve të tjerë për sasinë prej 613 kg kokainë që u kap në Durrës.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës ka ndërhyrë në fillim javë për të shembur betonimet e paligjshme që kishin ngushtuar kanal

Që nga fillimi i këtij viti portin e Durrësit e kanë vizituar 420 jahte, me flamurë nga të pesë kontinentet.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili nga Komisioni i Sigurisë bëri një deklaratë të fortë duke pohuar se nga burgu janë poros

Një “Benz” i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë, i vjedhur më herët gjatë shtatorit, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.