Tentoi të mbronte djemtë e tij, ky është shqiptari i ekzekutuar me armë zjarri (VIDEO)

12/01/2021 - 18:14

Mediat greke vazhdojnë të japin detaje, në lidhje me vrasjen e bujshme të një shqiptari dje në Athinë dhe plagosjen e dy djemve të tij.

Mësohet se babai ka dalë përpara djemve per t'i mbrojtur dhe ka mbetur i vrarë. Dje, mediat helene raportuan se kanë vdekur dy shqiptarë në atentat në kryeqytetin grek, por sot nënvizojnë se nga ngjarja, ka vetëm 1 viktimë.

Ai është shqiptari Edmond Llangozi, 53 vjeç. Nga konflikti kanë mbetur të plagosur dy djemtë e tij dhe ata janë Anxhelo e Mihal Llangozi, 28 dhe 22 vjeç. Autorët kanë qëlluar në drejtim të shqiptarëve në një kafene, kurse kanë plagosur edhe kamarierin.

Në vendngjarje janë gjetur 7 gëzhoja. Fillimisht, u tha se ata u qëlluan nga një makinë në lëvizje, por policia greke nuk ka gjetur ende asnjë automjet.

Të plagosurit po trajtohen në spitalin “Gennimatas”. Policia po përpiqet të identifikojë dhe arrestojë autorët. Ngjarja ishte tronditëse dhe u raportua gjerësisht nga mediat në vendin fqinj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zbardhet identiteti i personit i cili u hodh nga kati i 7-të i pallatit ku banonte në Elbasan.

Gjatë natës reshjet e shiut dhe të dëborës kanë vijuar në të gjithë territorin, po intensiteti i tyre ka qenë normal.

Sipas MeteoAlb edhe këtë të martë mbeten prezente vranësirat e shumta në vend gjatë orëve të para të ditës të cilat do të sjellin në ultë

Një tjetër ditë tragjike në vendin tonë, pasi mes 9 viktimave nga koronavirusi ishte edhe një i ri nga Librazhdi. Burime për mediat mësoj

Pas përmbytjeve të shumë zonave dhe shtëpive në Shijak, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Erzen, banorët e qytezës së vogël po për

Zbardhen të tjera përgjime të Antimafias së Katanzaros, e cila goditi pak ditë më parë një grup mafioz në Itali, ndërsa ekzekutoi 48 urdh

Situata e shkaktuar nga përmbytjet në njësinë administrative Sukth vijon të mbetet problematike.

Punonjësit e kompanisë “Aleat” pranë rajonit nr.5 në Durrës janë tronditur ditën e sotme nga shembja e tavanit të zyrës së tyre.

Gjykata e rrethit gjyqësor Durrës shpall 4 vende vakante pune. Gjykata kërkon një arkivist dhe 3 sekretarë gjyqësorë për të plotësuar sta