Tentuan të mashtrojnë me incidentin në punë të shqiptarit, nisin hetimet për dy persona

21/02/2020 - 21:35

Historia dramatike e një punëtori të ri shqiptar që punonte në të zezë dhe tashmë ka mbetur në karrige me rrota pasi fluturoi nga pesë metra lartësi në një kantier ndërtimi, përfundon me dy të dyshuar për lëndime personale dhe shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Aksidenti në punë u maskua si një aksident rrugor dhe u deshën tetë muaj hetime nga policia për të zbardhur me fakte atë që kishte ndodhur.

Dorian K., një 27-vjeçar shqiptar, i pushuar nga puna nga ndërmarrja e ndërtimit në të cilën ishte punësuar, ishte në kërkim të një pune të re. Një biznesmen tjetër, bashkatdhetari i tij, i ofron atij disa shërbime në të zezë.

Doriani dhe punëdhënësi i tij shkojnë në vend për të rregulluar çatinë e një ndërtese. “Il Giornale” shkruan se shqiptari punonte pa mjete sigurie. Në pjesën e çatisë, Doriani duhet të vendoste disa pllaka, por ai rrëshqet dhe fluturon pesë metra në tokë, duke mos pasur rrip sigurie.

Punëdhënësi i tij, i pranishëm në kohën e aksidentit, kupton se punëtori ka dëmtime serioze, ai nuk lëviz. Punëdhënësi nuk thërret një ambulancë, pasi i duhet të shpjegojë situatën e punës së padeklaruar. Ai vendos ta transportojë atë me furgonin e tij në urgjencë. Punëdhënësi u thotë mjekëve se gjatë rrugës për në punë, pa burrin në tokë mbase i përplasur nga një makinë tjetër. Mjekët nuk e besojnë dhe lajmërojnë karabinierët. Punëtori është i ndotur me gëlqere dhe i veshur me rroba pune.

Policia merr pamjet e kamerave të vëzhgimit dhe kupton se furgoni kishte emrin e një ndërmarrje ndërtimi në zonë. Nga kjo, hetuesit të koordinuar nga prokurori Letizia Mocciaro, zhvillojnë hetimet duke mbledhur të gjitha provat rreth ngjarjes. Doriani ka mbetur i paralizuar, punëdhënësi dhe pronari i ndërtesës ku ka ndodhur aksidenti janë nën hetim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në qytetin e Kukësit masat e marra nga qeveria duket se po gjejnë zbatim nga pjesa më e madhe e qytetarëve.

Në vijën e parë të luftës ndaj koronavirusit, jo vetëm në vendin tonë, por në mbarë botën, janë: mjekët, infermierët, zjarrfikësit, polic

Ministria e Shëndetësisë ka ndryshuar një pikë në urdhrin që kufizon lëvizjet në Shqipëri në kuadër të masave për të frenuar përhapjen e

Pas mbylljes me urdhër të bashkisë, është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i tregut të fruta-perimeve në Durrës.

Delegacioni Europian në Shqipëri, me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter” iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, që në orën 2

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka publikuar së fundmi një udhëzues të përditësuar për mësimin në kushtet e shtëpis

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin d

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiakmbajtur paraditen e sotme, është miratuar fondi i emergjencës civile të Bashkisë Durrës me vlerë 45.

Për shkak të situatës së krijuar në vend nga koronavirusi, bashkia e Durrësit njofton se ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën

Pas mbylljes së tregut të fruta-perimeve në Durrës nga organet kompetente për parandalimin e përhapjes së COVID-19, tregtarët janë transf