24 orët e fundit, në Durrës janë regjistruar sasi të mëdha reshjesh.

Moti i keq, i shoqëruar me rebeshe shiu dhe erë të fortë, e ka bërë thuajse të pakalueshme shëtitoren “Taulantia”.

Pamjet filmike të xhiruara nga operatori i DurrësLajm tregojnë jo vetëm furinë e dallgëve të detit, por edhe nivelin e lartë të ujit të pranishëm përgjatë shëtitores.

Vetëm gjatë ditës së hënë pritet reduktim i sasisë së reshjeve.

Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, një nga tragetet e linjës Bari-Durrës që duhej të mbërrinte në mëngjes në Durrës ka shtyrë lundrimin dhe është nisur drejt portit shqiptar mëngjesin e sotëm dhe parashikohet të mbërrijë pas orës 14.00.

Ndërkohë një tjetër traget ka mbërritur me vonesë prej dy orësh, ndërsa ka nisur dhe fluksi i udhëtarëve që vijnë për pushime në atdhe këtë fundvit.