Tërmet apokaliptik, sizmiologu grek: Pse e përgënjeshtrova paralajmërimin e Metës, do vij në Tiranë

22/09/2019 - 14:58

Sizmiologu grek, Akis Tselentis, në intervistën me gazetarin e Top Channel, Aleksandër Marku, foli për tërmetin e fuqishëm 5.8 ballë, që goditi dje vendin, duke u ndalur edhe te paralajmërimet që i kishte transmetuar presidentit Ilir Meta më herët.

Emri juaj u implikua edhe tek deklaratat e presidentit shqiptar para disa javësh…

Akis Tselentis – Dhe u përpoqa sepse pata frikë, u përpoqa atëherë t’i ndryshoj pak të thënat, pasi këto gjëra nuk thuhen, e dini shumë mirë që nuk thuhet në publik …. Vlerësimet për tërmetet që mund të ndodhin nuk bëhen publike, sepse mund të shkaktosh panik dhe të shkaktosh një dem akoma më të madh.

Ju e keni përgënjeshtruar këte gjë apo jo?

Akis Tselentis – Po, e përgënjeshtrova për arsye që kuptohen. Sepse nuk dua që të thuhen tek populli i thjeshtë keto gjera. Këto bëhen të ditura vetëm tek shërbimet shtetërore.

Më tej, duke folur mbi situatën e tërmeteve dhe pasojave që lanë pas, ai tha se do të vijë në Tiranë për të bërë një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri.

“Ajo ç’ka dua të them është fakti se dua të vij në Shqipëri, sepse edhe në të kaluarën kam pasur disa programe hulumtuese atje dhe dua të bej një paraqitje për teknikat bashkëkohore të zvogëlimit të riskut të tërmeteve në Shqipëri”, tha sizmiologu grek.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ndërsa qershori sapo ka nisur, muaji maj përfundoi pa dritë jeshile për kalimin e këstit të pestë të bonusit të qirasë, që e përfitojnë q

“BalkanWeb” ka siguruar dosjen hetimore, ku është dëshmia tronditëse e 15-vjeçares nga Babrruja, e cila ra pre e një abuzimi seksual nga

“Telefonatat e shumta ndaj 127 kishin të njëjtën përgjigje, rrini i qetë në shtëpi se nuk keni asgjë, ndërkohë që digjesha nga temper

Një ditë më parë, zbulimi i një rasti të dyshuar me Covid-19 bëri që në institucionin e Kadastrës të paraqiteshin që herët në mëngjes pun

Në 400 km vijë bregdetare që ka Shqipëria, 12 % prej të cilave janë të menaxhuara, këtë sezon jo të zakontë turistik, ministri i Turizmit

Të gjithë personat, përfshirë edhe ata shqiptarë që do të hyjnë në Kosovë do të vetëizolohen për 7 ditë nëse ata nuk kanë bërë tamponin 4

Pas alarmit të dhënë dje për përhapjen e mundshme të Covid-19 te Kadastra e Durrësit, mëngjesin e sotëm ka nisur kryerja e testit për pun

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrra

Nisin hetimet disiplinor për gjyqtaren e rrethit gjyqësor në Krujë, Ekelejda Hoxha.