Tërmetet gjatë natës/ Sizmologu qetëson shqiptarët: Pasgoditjet do të vijojnë, është normale

15/12/2019 - 14:49

Sizmologu Llambro Duni qetëson shqiptarët që ende vijojnë të dridhen dhe janë të frikësuar nga lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit që pas atij shkatërrimtar të 26 nëntorit.

Në një lidhje telefonike për News24, duke iu referuar disa lëkundjeve që janë regjistruar përgjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, më e forta me magnitudë 4, sipas IGJEUM, tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar dhe se është nëj trend normal.

“Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Është një trend normal në rastin e tërmeteve të tillë. Pasgoditjet do të vazhdojnë, ndjekin një trend zbritës por mund të ketë dhe të tilla që mund të ndihen, të kësaj madhësie që perceptohen”, u shpreh ai.

Duni këshilloi që qytetarët t’i referohen të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave Ujit dhe Mjedisit, pasi në rastin e lëkundjes më të fortë gjatë natës ka të dhëna kontradiktore nga IGJEUM dhe EMSC.

“Ky tërmet ka pasur madhësinë 4 sipas nesh, 4.5 është sipas një tipi tjetër magnitude. Numri i këtyre pasgoditjeve vazhdon dhe kjo mund të vazhdojë për një farë kohe. Është e vështirë të them kohën por mund të kërkojë 1,2 por edhe 3 muaj”, deklaroi Duni.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një mjegull e dendur ka pushtuar Tiranën mbrëmjen e sotme. Siç duket edhe nga fotot, mjegulla bën që shikueshmëria të jetë e ulët.

Një alpiniste ka rrëshkitur në Malin e Tomorrit mesditën e sotme. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos.

Një ditë më parë në Durrës, kambisti Naim Musai, babai i dëshmitarit Besnik Musai, i vënë në mbrojtje nga prokuroria dhe Policia e Shteti

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon lidhur me dy akse në Veri, Kukës- Fushë Arrëz dhe Fushë- Arrëz Pukë duke thënë se qarkullimin vijon n

Kjo fundjavë u mbyll me mot të paqëndrueshëm, me vranësira e reshje të dobëta shiu, ndërsa java që vjen do të na rikthejë sërish diellin.

Vidhte makina luksoze në Elbasan dhe i çonte në Durrës, prangoset nga Policia Rrugore.

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me rastin e pak minutave më parë, kur veriu i vendit u godit nga dy tërmete, një në Kukës dhe

Një tërmet ka goditur sot Kukësin, me një magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vijuar me kontrollin e lokaleve për zbatimin e ligjit anti-duhan.