Tërmeti fatal në njerëz dhe banesa/ Kompanitë e sigurimeve në gadishmëri me fonde, mbështetje jo vetëm për klientët!

02/12/2019 - 17:09

Kompania e sigurimeve "SIGMA" njofton se që prej 26 nëntorit ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin tonë, është angazhuar me grupet në terren për të ofruar për klientët shërbime për shkak të dëmeve të pësuara.

Në njoftim, SIGMA garanton klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër, ndërsa bën me dije se ofrohen kosto modeste të sigurimit të shtëpive që mesatarisht arrin në 50 euro në vit.

NJOFTIMI I PLOTË

Në 51 ka arritur numri i viktimave nga tërmeti fatal i 26 nëntorit ndërsa dëmet në njësi banimi kalojnë shifrën e 1000.

Bilanci i dëmeve të shkaktuara i ngjason një bombardimi në qarqet Durrës dhe Tiranë.

Ne Durres jane afro 701 banesa te dëmtuara 12 prej të cilava të shkaterruara krejtesisht, 176 pallate të pabanuara dhe 15 të kthyera në gërmadha.

Ndërsa në qarkun Tiranë janë 239 banesa të prekura, 61 të dëmtuara rendë si edhe 8 pallate të dala jashtë funksionit.

Përballë kësaj situate, janë ngritur në këmbë biznese të ndryshme për të ofruar ndihma në forme monetare dhe shërbimesh.

Që ditën e  parë të kësaj katastrofe Kompanitë e Sigurimeve në vend janë angazhuar me grupet e tyre në terren për të ofruar për klientët shërbime për shkak të dëmeve të pësuara nga tërmeti me magnitutë 6.4 ballë të shkallës rihter.

Qindra qytetarë që kanë kryer sigurimin e banesave, biznesit  apo shëndetit kanë vërshuar pranë kompanive për dëmshpërblime ndërsa këta të fundit kanë ndjekur nga afër  me ekspertë çdo zhvillim  për tju gjendur sa më pranë të gjithë klientëve.

Jo vetëm kaq, kompanitë kanë hedhur dhjetëra mijëra euro për familjet e viktimave të prekura nga tërmeti duke u solidarizuar me dhimbjen mbarëshqiptare.

Kompanitë e sigurimeve garantojnë klientët se çdo dëm nga tërmeti do të kompensohet sipas kontratës dhe në kohën më të shkurtër.

Kompanitë theksojnnë se grupet e punës janë të shpërndara në terren  për të inspektuar çdo dëmtim dhe për të përllogaritur dosjen e të gjithë klientëve.

Në çdo faqe zyrtare të kompanive gjenden edhe paketat që ofrohen për sigurimin e banesave, bizneseve, pronave, shëndetit apo fatkeqësive të tjera.
Tërmeti fatal i 26  Nëntorit më shumë se kurrë tregoi se sa të pafuqishëm jemi përballë fatkeqësive natyrore dhe si; sa hap e mbyll sytë; mbetesh në qiell të hapur duke humbur pasurinë e gjithë jetës.

Kompanitë ofrojnë kosto modeste të sigurimit të shtëpive  që mesatarisht arrin në 50  euro në vit. Kjo shumë është e papërfillshme nëse e llogarisim me dëmin që i është shkaktuar sot banesave nga tërmeti dhe pasojat që ka lënë tek qytetarët që sot janë në çadra. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Paketa anti-shpifje që ka ngjallur debat në Shqipëri dhe reagime nga organizatat ndërkombëtare, u bë temë diskutimi edhe në Komisionin e

Drejtori Ekzekutiv për Shqipërinë në Bankën Botërore, Patrizio Pagano thotë se efektet e tërmetit do të kenë ndikim në ekonominë e vendit

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër t

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka prezantuar sot kompleksin “Thumana”, që do ndërtohet në Thumanë pas prishjes së godinav

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkoi nga Prokuroria e Tiranës që të dalë me emra konkretë sa i përket atyre që kanë shkelur rreg

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se si do të shpenzohen 2 milionë do

Sizmologu i njohur grek, Eftimis Lekkas, thotë se lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmetit që po shënohen ditët e fundit në rajon, nuk përbë

Prokuroria ka dërguar në gjykatë, në limitet e afatit, dosjen ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë, ish-sekretari i

Sot në kryeqytet u mbajt konferenca e Mesdheut mbi zonat e veçanta me Ndjeshmëri Mjedisore, ku i pranishëm ishte dhe ministri Blendi Klos

Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka miratuar sot transferimet e prokurorëve të Krimeve të Rënda.