Tërmeti, fatura 1 miliardë euro/ 700 milionë euro për banesa. 300 për biznesin, shkollat dhe spitalet

24/01/2020 - 18:55

Fatura 1 miliardë euro që kryeministri Edi Rama deklaroi si dëm të tërmetit në takimin me homologun italian Conte është rezultat i një raporti të përbashkët mes ekspertëve të Bankës Botërore, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Komisionit Europian dhe atyre të qeverisë shqiptare.

I njohur me emrin “post disaster needs assesment” ose në shqip “vlerësimi i nevojave post fatkeqësisë”, raporti konfidencial ende nuk ka marrë trajtën përfundimtare dhe është në formën e draftit. Por Top Channel ka mundur të sigurojë detajet e draftit.

Grupi ndërkombëtar i vlerësimit të dëmeve, që ka përgatitur raportin kryesohet nga Milva Ekonomi.

Sipas vlerësimit, 700 milionë euro janë dëme në banesat e qytetarëve, të cilat janë shembur plotësisht ose kanë dëmtime të pjesshme. 150 milionë euro është fatura e dëmeve tek fabrikat dhe njësitë prodhuese të biznesit, ndërsa pjesa e mbetur prej 150 milionë eurosh të tjera janë dëme në veprat publike si shkollë rrugë dhe spitale.

Edhe pse raporti është asistuar nga ekspertët ndërkombëtar të OKB-së, BE-së dhe Bankës Botërore, rritja e faturës në 1 miliardë euro mund të jetë taktikë e qeverisë për të tërhequr sa më shumë para nga donacionet. Burime nga grupi hartues I thanë Top Channel se ky raport do t’i dorëzohet konferencës së donatorëve që do të mbahet në datën 17 shkurt, e kryesuar nga presidentja e Komisionit Europian Ursula van der Leiden.

Në buxhetin e këtij viti qeveria ka parashikuar të mobilizojë të paktën 100 milionë euro nga donatorët, para të cilat vijnë falas në formën e grantit dhe nuk e rrisin borxhin publik. Por shifra e saktë e donacioneve që do të arrihen të grumbullohen do të mësohet vetëm pas konferencës dhe angazhimeve që do të marrin qeveritë e vendeve të tjera. /TCH

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ditën e enjte, më datë 9 prill Këshilli Bashkiak Durrës do të zhvillojë një mbledhje emergjente me mjete të komunikimit elektronik.

FONASBA - Federata (ndërkombëtare) e shoqatave kombëtare të brokerëve të anijeve dhe agjentëve detarë (Federation of National Association

Një vajzë e re është dërguar mesditën e sotme drejt spitalit  të Durrësit me ambulancë pasi dyshohet se është infektuar nga koronavirusi.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim virtual me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi lidhur me situatën e krijuar

Bashkia e Durrësit ka shenjëzuar rrugët e qytetit në mënyrë që qytetarët të ruajnë distancën në pika shërbimi ku janë evidentuar rradhë.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela përmes një letre drejtuar prokurorëve iu bën thirrje të kontribuojnë financiarisht me sa munden, në

Ka shkuar në 400 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Vijon që prej ditës së djeshme zjarri në pyjet e malit të Krujës, ndërkohë që raportohet se deri më tani nuk është bërë asnjë ndërhyrje p

Biznesmeni shqiptar Martin Shkreli, i cilësuar si shqiptari më i urryer në SHBA pasi rriti 750 dollarë për pilulë çmimin e një medikament