Një tërmet ka goditur Durrësin dhe Tiranën rreth orës 15:05 minuta.

Tërmeti ka qenë i fortë pasi lëkundjet u ndjenë në banesa, pallate dhe zyra.

Nga të dhënat e para është mësuar se tërmeti ka qenë 4.5 ballësh i gradës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Vorozen, Kavajë, në një thellësi prej 37 kilometrash.