Tërmeti i 21 shtatorit/ Vodafone dhuron 50.000 € për rehabilitimin e 3 shkollave në Durrës

09/10/2019 - 16:58

Vodafone Albania i përgjigjet emergjencës humanitare të shkaktuar nga tërmeti, që goditi Shqipërinë qëndrore, dy javë më parë. Pas vlerësimit të dëmeve, Vodafone Albania dhe Fondacioni i saj vendosën të dhurojnë 50.000 Euro për rehabilitimit e 3 shkollave në Durrës, projekt i cili do të realizohet nga World Vision Albania.

Shkolla 9-vjeçare “Neim Babameto” në Spitallë, Shkolla 9-vjeçare “Hasan Koçi” në Shkozet, dhe Shkolla 9-vjeçare “Shkolla e Re”, në zonën e Ish--Kënetës, u dëmtuan ndjeshëm nga lëkundjet që tronditën Tiranën dhe Durrësin, gjatë muajit të kaluar.  

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, Drejtoresha e World Vision Albania, Eljona Elmazi, vizituan shkollat ​​të hënën ku verifikuan nga afër dëmet dhe domosdoshmërinë e ndërhyrjes.

Pas vizitave në terren, përfaqësuesit e Vodafone dhe World Vision u pritën në një takim edhe nga kryetarja e Bashkisë Durrës, Valbona Sako e cila shprehu mirënjohje për mbështetjen.

"Ne e vlerësojmë sinqerisht angazhimin e Vodafone dhe World Vision për të vepruar në një moment të vështirë për qytetin tonë. Tërmetet janë ndodhi natyrore që nuk i zgjedhim por ndodhin, dhe njerëzit që u prekën prej tërmetit të ditëve më parë, kanë nevoja, dhe sëbashku mund t’i ndihmojmë", – tha Sako.

“Në momente të tilla, nevoja për të ndërhyrë dhe për të dhënë një kontribut të çdo lloji, ka qënë dhe mbetet prioritet për kompaninë tonë. E vërtetë që fatkeqësitë natyrore janë jashtë mundësive tona për t’i parandaluar, por ne mund të mundësojmë që pasojat që ato lënë pas, të korigjohen sa më shpejt dhe fëmijët të mos humbin asnjë ditë larg bankave të shkollës. Të mësuarit është e vetmja gjë për të cilën duhet të mendojnë fëmijët, të tjerat na takojnë ne." deklaroi drejtori i Përgjithshëm i Vodafone.

“Partneriteti mes institucioneve shtetërore, bizneseve dhe organizatave të shoqërisë civile është thelbësor për të përmirësuar jetën e femijëve dhe ofrimit të shërbimeve të nevojshme dhe cilësore për ta,”- u shpreh drejtoresha e World Vision për Shqipërinë dhe Kosovën.

 Vodafone Albania dhe fondacioni i saj kanë një histori të gjatë kontributi shoqëror në vend. Përgjatë viteve, përveç investimeve në sektorin e telekomunikacionit, Vodafone gjithmonë i ka kushtuar një vëmendje të veçantë emergjencave civile, duke u përpjekur të ofrojë ndihmën e saj në komunikim, financim dhe madje edhe burime njerëzore

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gazetarët shqiptarë, mediat shqiptare, organizatat e medias dhe ato të shoqërisë civile i bëjnë thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë dhe

Pak ditë pas dasmës që familjen e të afërmit i mblodhi për gëzim, shtëpia e familjes Hajdari u mbush sërish, por këtë herë, për ta përcje

Prokuroria e Durrësit ka reaguar pas arrestimeve të kryera gjatë ditës së sotme lidhur me tërmetin e 26 nëntorit. Sipas prokurorisë nga v

Spiros Pavlidis, ish-pedagog dhe drejtor katedre i fakultetit te Gjeologjisë, Neotektonikës dhe Paleontologjisë në Universitetin Aristote

"Në tërmetin e 26 nëntorit 2019 ndër viktimat ishte edhe Kryekomisar Bajram Hajdarmataj, i cili ndodhej në krye të detyrës në Kavales

Bashkimi Evropian do të ndihmojë autoritetet shqiptare të vlerësojnë ndërtesat e dëmtuara pas tërmetit ndërsa ka shpallur edhe konferencë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se të gjitha akset rrugore kombëtare janë të kalueshme, ndërsa apelon drejtuesit e mjeteve të vogla të

Konferencë e përbashkët për shtyp mes Policisë dhe Prokurorisë nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, Prokuro

Drejtuesi qendror i Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi u shpreh sot në një deklaratë

“Në orën 11:30 në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, drejtori i Drejtorisë Vendore Durrës Lorenc Shehu do të ketë konferencë për