Pasditen e sotme, në orën 16.21, në Durrës është regjistruar një tjetër tërmet.
Lëkundja sizmike ka pasur magnitudë 3.6, thellësi 30 km dhe epiqendër 6 km në veri të Durrësit.
Tërmeti i fundit regjistrohet plot një javë pas lëkundjeve të frikshme të 21 shtatorit, që derdhën në rrugë të gjithë qytetarët e mbërthyer nga paniku.